Londër, 19 prill – Shkencëtarët britanik sot filluan hulumtim me të cilin ish pacientët e sëmurë me Kovid-19 do të ekspozohen në koronavirusin që ta huumtojnë përgjigjen imunologjike dhe të shohin nëse njerëzit sërish do të infektohen”, lajmëroi gazeta “Gardijan”.
Hulumtimi mbi njerëzit përfshin infektim të pjesëmarrësve, ku do të bëhet në mënyrë të kontrolluar. Hulumtimi do të ndihmojë edhe në luftën kundër sëmundjeve si malaria, tuberkulozi dhe gonorrea.
Testi i parë me njerëz për Kovid-19 filloi këtë vit, ndërsa hulumtimi është udhëhequr nga hulumtuesit e Kolexhit mbretëror në Londër, Së pari ishte ruajtur infektimi i njerëzve me sasi më të vogël të viruseve të nevojshme që të shkaktohet infektimi. Pjesëmarrësit nuk kishin asnjë virus më parë.
Hulumtuesit e Universitetit Oksford tani publikuan se kanë marrë miratim etik të zbatojnë hulumtim të ri me njerëz të cilët kishin koronavirus. Rekrutimi i vullnetarëve pritet të fillojë në javët në vijim.
Qëllimi i hulumtimit është të vërtetohet përgjigjja imunologjike që do të parandalojë infektim të sërishëm. Ekipi do t’i masë nivelet e komponentave të ndryshëm të përgjigjes imunologjike të pjesëmarrësve, duke i përfshirë T-qelizat dhe antitrupat, ndërsa pastaj do të vijojë nëse pjesëmarrësit sërish infektohen kur ekspozohen ndaj virusit.
Pjesëmarrësit duhet të jenë të shëndoshë, me rrezik të vogël nga Kovid-19, të moshës midis 18 dhe 30 vjet. Infektimi me koronavirusin duhet të ketë ndodhur tre muaj para se të përfshihen në hulumtimin. Të gjithë është dashur të kenë PCR test pozitiv për koronavirusin. Ata, gjithashtu, duhet të kenë antitrupa të ndërtuar.
Në fazën e parë të hulumtimit do të marrin pjesë 24 pjesëmarrës, të cilët do të ndahen në grupe prej tre deri në tetë persona, të cilët përmes hundës do ta marrin infektimin e parë me koronavirusin. Ideja është të fillohet me dozë shumë të vogël dhe të rritet nëse është e nevojshme.
Qëllimi është 50 për qind e pjesëmarrësve të infektohen, por në formë shumë të lehtë të sëmundjes.
Faza e dytë që pritet të fillojë në verë, do të përfshijë grup të ri të pjesëmarrësve dhe do ta hulumtojë përgjigjen imunologjike para dhe pas ekspozimit të virusit, si dhe nivelin e virusit dhe ç’farë simptoma kanë sërish të infektuarit.
Nëse konfirmohet sërish infektimi ose paraqiten simptoma në cilëndo fazë, pjesëmarrësit do të marrin trajtim me antitrupa monoklonale. Pjesëmarrësit do të marrin rreth 5.000 stërlina për të gjithë hulumtimin dhe çdo vullnetar do të duhet të izolohet së paku 17 ditë gjatë testimit.
Ekipi beson se hulumtimi jo vetëm që mund të zbulojë se cili nivel i aspekteve të ndryshme të përgjigjes imnologjike është i nevojshëm që të parandalohet ifnektimi i sërishëm, por gjithashtu, do ta zbardh kohëzgjatjen e mbrojtjes dhe do të ndihmojë në zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve.