Johanesburg, 18 janar – Shkencëtarët kanë arritur deri në dëshmi të reja se i ashtuquajturi variant i Afrikës së Jugut i koronavirusit lidhet më lehtë dhe fuqishëm me qelizat njerëzore, duke e bërë atë më ngjitës, tha sot epidemiologu vendas Salim Abdul Karim.
Sipas mediave britanike, Abdul Karim e elaboroi këtë qëndrim në prezantimin e hulumtimit mbi variantin e Afrikës së Jugut të virusit, i njohur si 501I.V2.
Lloji i ri u identifikua nga ekspertët e Afrikës së Jugut në fund të vitit të kaluar.