Shkup, 11 mars – Të rinjtë në vend kanë dëshirë të mendojnë në mënyrë kritike dhe vetë përcaktohen si individë të cilët duan të mendojnë në mënyrë kritike, por aftësia për mendim kritik nuk është aq e madhe aq sa ata mendojnë. Më shumë se dy të tretat do të bisedonin për probleme shoqërore, tregojnë të dhënat e ciklit të parë të hulumtimit, realizuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis dhe Eurothink – Qendra për strategji evropiane përmes projektit “Me mendim kritik drejt qytetarëve me aftësi mediatike – Kri Think”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Siç theksoi Aleksandar Stojanovski, hulumtues më i vjetër i Eurothinkit, në vitin e parë të projektit trevjeçar target grup kanë qenë të rinjtë në Maqedoni, ndërsa hulumtimi në terren është realizuar prej në dhjetor të vitit 2018 deri në vitin 2019 ndaj 301 të anketuarve të UCM, UKLO dhe Universitetit i Evropës Juglindore prej të cilëve 49 për qind kanë qenë meshkuj, ndërsa 51 për qind nga gjinia femërore.
“Mosha mesatare e të anketuarve që i përfshimë ishte 19,5 vjeç, kurse mosha u lëvizte prej 18 deri 23 vjeç. Në hulumtim tentuam ta vërtetojmë lidhjen midis mendimit kritik dhe shprehitë për informim, respektivisht aftësinë e mediatike tek të rinjtë. Vërtetuam se të rinjtë më së shumti informohen nga interneti dhe se 38 për qind e informatave i marrin përmes versioneve elektronike të mediave, 32 për qind nga mediat sociale ku prijnë instagrami dhe fejsbuku, tetë për qind nga televizionet, ndërsa një për qind nga mediat e shtypit”, tha Stojanovski në pres konferencën e sotme.
Gjatë hulumtimit për vërtetimin e përgjigjeve të të dhëna të të anketuarve, theksoi Stojanovksi, u ishin dhënë disa teste logjike për të parë se sa mendojnë në mënyrë kritike.
“U përcaktua se vetëm një për qind i të anketuarve kanë arritur saktësisht të përgjigjen në të katërt testet logjike, ndërsa dy për qind në tre prej katërve.”Kjo tregon se dëshira që të mendojnë në mënyrë kritike është e madhe, ndërsa aftësia për mendim kritik nuk është aq e madhe sa del nga qëndrimi i tyre. Nga të anketuarit 56 për qind nuk mendojnë mirë kur janë nën trysni, ndërsa 74,4 për qind duhet më shumë të mendojnë në mënyrë kritike”, tha Stojanovski.
Ai potencoi se të rinjtë në javë mesatarisht i kalojnë nga 39 orë në internet, 13 orë në televizor dhe 4 orë duke dëgjuar radio. Nga të anketuarit 22 për qind e shfrytëzojnë televizorin për të shikuar përmbajtje informative, 20 për qind përmbajtje edukative, 56 për qind përmbajtje argëtuese, ndërsa vetëm një për qind i ndjekin emisionet kontaktuese të televizionit. Vetëm televizion vendor shikojnë katër për qind e të anketuarve, vetëm televizion të huaj 10 për qind, 20 për qind e të anketuarve shikojnë edhe televizion vendor edhe të huaj me përfaqësim dominues të atij vendor, ndërsa te 35 për qind të cilët shikojnë edhe vendor edhe të huaj dominues është televizioni i huaj.
“Të rinjtë më së shpeshti dyshojnë në vërtetësinë e lajmit përderisa është shënuar me drejtshkrim të keq kur bëhet fjalë për lajmin e shkruar, ose nga mënyra e shpërndarjes nëse është video lajm. Më pas vijojnë burimi i lajmit, autoriteti i autorit, shkalla e subjektivitetit te media”, potencoi Stojanovski dhe shtoi se 58 për qind e të anketuarve do ta kontrollonin burimin e lajmit nëse ekziston lidhje e lajmit që e citon median. (koha.mk)