Berlin, 15 gusht – Në 12 muajt e fundit mediat e shtypura në Gjermani humbën shumë lexues në krahasim me vitin e kaluar, lajmëroi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Në vitin 2018 në Gjermani 39,3 milionë njerëz kanë lexuar gazeta ditore. Ajo është rënie për 1,3 milionë lexues nga viti 2017 deri tani, citohet në raportin e grupit të punës për analiza mediatike me seli në Frankfurt.
Me analizën nuk është përfshirë leximi i edicionit elektronik të gazetave.
Për momentin media të shtypura lexojnë 55,8 për qind e gjermanëve mbi moshën 13 vjeçare. Në vitin 2017 përqindja e tyre ka arritur 57,9 për qind.
Gazeta ditore më e popullarizuar edhe më tutje është “Bild” atë e lexojnë 9,42 milionë njerëz. Por, edhe lexueshmëria e saj shënon rënie prej 350.000 njerëz në krahasim me vitin e kaluar.
“Zidojçe cajtung” ka 10.000 lexues të rinj në krahasim me vitin 2017 dhe ka tirazh prej 1,25 milion, derisa numri i lexuesve i “Frankfurter algemajne cajtung” nuk është ndryshuar me 760.000, ndërsa “Uelt” ka humbur 50.000 dhe tani ka 660.000 lexues.
Raporti është përpunuar në ekzemplarin e mbi 130.000 njerëzve të moshës mbi 13 vjet, të cilët janë përgjigjur në pyetjen se cilat botime të shtypura të gazetave i lexojnë.