Ankara, 3 mars – Hulumtimet klinike në Turqi konfirmojnë se vaksina e kompanisë kineze “Sinovak është 83,5 efikase kundër Kovid-19, që është përqindje mjaftë më e madhe në krahasim me atë që u konfirmua në testimet klinike në Brazil, ku efikasiteti ka qenë 50,38 për qind.
Vaksina KoronaVak, e prodhuar nga Sinovak Bioteh, ka qenë 100 për efikase në pengimin e hospitalizimit, tregojnë të dhënat nga faza e tretë e hulumtimit në Universitetin prestigjioz Haçtepe në Ankara.
Turqia e ka filluar testimin e vaksinës nga shtatori vitin e kaluar, ndërsa rezultatet e para kanë treguar se KoronaVak është efikase 91,25 për qind.
Qeveria e Turqisë ka arritur marrëveshje për blerjen e 100 milionë dozave nga vaksina e Sinovak dhe e ka filluar vaksinimin e qytetarëve në janar.