Hong-Kong, 7 prill – Përdorimi i maskave mjekësore mund ta ulë shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, pohon një grup i shkencëtarëve ndërkombëtarë, transmeton revista “Natural medicin” (Natural Medicine).
Në kushte laboratorike, maskat dukshëm e kanë ulur sasinë e grimcave të viruseve të ndryshme që përhapen te pacientët. Numri i tyre është regjistruar përmes aparatit special “Gezundhajt 2”, i cili e simulon frymëmarrjen e njeriut dhe analizon mostra nga ajri.
Në eksperiment kanë marrë pjesë 246 vullnetarë me infeksione virusale respiratore. Shkencëtarët e Universitetit në Hong-Kong kanë vërejtur se te 111 pacientë të cilët mbajë maska, dukshëm është ulur numri i grimcave të ndryshme të viruseve.