Dhuna ndaj grave në Maqedoninë e Veriut shpesh herë jo mjaftueshëm paraqitet dhe disa forma të dhunës fizike dhe seksuale janë të përhapura gjerë në vend, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i kryesuar nga OSBE-ja për mirëqenien dhe sigurinë e grave, të prezantuar sot në Qeveri para kryeministrit Zoran Zaev dhe institucioneve tjera kompetente.
Si shkaqe për mosparaqitje të dhunës gratë-viktima të dhunës të anketuara i kanë theksuar turpin, shkaqet financiare, mungesa e informacioneve, mosbesimi në shërbimet, frika nga reperkusionet dhe kuptimi jo i mjaftueshëm i asaj që paraqet dhunë.
Hulumtimi mes tjerash tregon se ekziston nevojë për mbështetje më të madhe dhe veprim që t’u ndihmohet grave nga grupet pakicë dhe nga rajonet rurale.
Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështje femërore, vlerësoi kryeministri Zaev, por çështje që i përket secilit prej neve. Për këtë , porositi, duhet të punojmë bashkërisht dhe t’i japim fund.
“Ky është proces që zgjat, por besoj se rezultatet në vendin tonë do të jenë gjithnjë e më të mira”, deklaroi Zaev, para prezantimit të rezultateve nga raporti “Hulumtim i kryesuar nga OSBE-ja për mirëqenien dhe sigurinë e grave”.
Potencoi se dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe paraqet shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Si Qeveri, potencoi Zaev, premtojmë se do të punojmë në avancimin e të drejtave të njeriut dhe për këtë jemi të përkushtuar në avancim sistematik të barazisë gjinore dhe eliminimit të të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Ai informoi se punohet në zgjidhje të qartë ligjore, me të cilat pengohet dhuna dhe mbrohen gratë-viktima dhe shtoi se Qeveria e ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare gjegjësisht Konventën e Stambollit.
Zaev mes tjerash informoi se për herë të parë është hapur Qendra për viktima të dhunës seksuale, në të cilin viktimat do të marrin mbështetje dhe ndihmë psiko-sociale për risocializim të tyre dhe riintegrim, si dhe tre qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale të locuara në Institucionet shëndetësore në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
Parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është një nga prioritetet, deklaroi ambasadori Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, duke shtuar se ato duhet të jenë të sigurta si në hapësirën publik, ashtu edhe në shtëpitë që të mund të arrijnë potencialin e tij të plotë dhe të kontribuojnë drejt zhvillimit social.
Sipas Amarsana Darisuren, këshilltare e lartë e OSBE-së për çështje gjinore, dhuna e bazuar gjinore ndaj grave është problem social e jo individual. (koha.mk)