Sulmuesi brazilian Hulk është gati të lërë kampionatin kinez për t’u rikthyer në Europë. Ish bomberi i Zenitit i cili nga korriku i vitit 2016 është një lojtar i Shanghai Sipg, sipas mediave angleze ka përfunduar në radarët e Chelsea-it dhe Manchester City-it. Për Hulk e ardhmja projektohet të jetë në Premier Leaguen angleze.