Shkup, 30 janar – Me kujdes e vendosni veturën tuaj në vendin e caktuar për parking, shkoni për të kryer ndonjë punë, pastaj kur ktheheni te vetura e shihni se dikush ua ka thyer retrovizorët, fshirëset, xhamat, por edhe më keq, t’ua kenë vjedhur gomat dhe disqet. Për situata të këtilla qytetarët ankohen edhe në rrjetet sociale. Në bazë të këtyre ankesave, mund të shihet se ditët e kaluara ka patur edhe raste të vjedhjes, gjegjësisht shkuljes së fshirëseve. Nga fotografitë e shpërndara dhe komentet nëpër rrjete sociale, vërehet se ka pasur rast kur fshirëset janë shkulur. Në këto ankesa ka qytetarë që thonë se kanë gjetur edhe retrovizorë të thyer. Gjatë muajit të kaluar, në rrjetet sociale qytetarët ankoheshin dhe i paralajmëronin shoferët e tjerë për vjedhje të gomave dhe disqeve. Huliganët kanë lënë vetura… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)