Ditën e djeshme u zhvilluar ndeshja midis Paris Saint Germain dhe Crvenës së Zvezdës për UEFA Champions League, të cilën parizienët e fituan me rezultatin tenistik 6-1. Por përpara ndeshjes media serbe “Kurir” shkruante se: “Po shkojmë te miqtë tanë” duke iu referuar se një parulle që ishte nxjerrë nga tifozët e PSG-së në një ndeshje Championsi ku shkruhej: “Kosova është Serbi”. Megjithatë duket se vajtja për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre “u ka dalë nga hunda” tifozëve serb. Ata në fund të takimit u sulmuan nga huliganët francezë, ku shihet qartë se janë goditur me shkopinj dhe karrige nga francezët.