Gjatë ditës së sotme është ndërprerë ndeshja e xhiros së 15-të në Ligën e tretë – grupi veri mes Aerodromit dhe Bashkimit të Kumanovës. Ndeshja u ndërpre rreth minutës së 70 pasi një grup personash me maska në kokë u futën në stadium dhe filluan të sulmojnë tifozët dhe lojtarët e Bashkimit.
Sipas dëshmitarëve, grupi i huliganeve që u futën në stadium ishin të pajisur me sende të forta.
Ndryshe, për shkak të organizimit të dobët të vendasve, konkretisht Klubit Aerodromi, ndeshja e ndërprerë pritet të fitohet në tavolinë nga Bashkimi i Kumanovës me rezultatin zyrtar 0:3, ndërsa sigurisht do të pasojnë edhe sanksione tjera për vendasit.