Huawei u heq pagën dy punëtorëve mbas këtij postimi, ja çfarë gabimi kanë bërë ata

Huawei ka hequr pagën e dy punonjësve të tij pasi një iPhone është përdorur për të dërguar një urim i Vitit të Ri nga llogaria zyrtare e Twitter e kompanisë.

Shefi i lartë korporativ i kompanisë, Chen Lifang, tha se incidenti kishte “shkaktuar dëme në markën Huawei.
Përveç uljes së pagës mujore rreth 728 dollarë tha se një nga punonjësit gjithashtu do të shihte pagën të ngrirë për 12 muaj.

Burimet thotë se incidenti ka ndodhur pasi agjensia e saj e jashtme sociale, Sapient, përjetoi “probleme VPN” me PC-në e saj. VPN-të lejojnë hyrjen në Twitter nga brenda Kinës. Si një zgjidhje, një iPhone pajisur me një kartë të huaj SIM është përdorur për të publikuar këtë tweet.

Huawei vëren se incidenti ka ekspozuar metoda në proceset dhe menaxhmentin tonë.