Karakas, 23 janar – Kryetari i Kuvendit Kombëtar venezuelas, Huan Guaido sot është shpallur kryerës detyre presidenti i Venezuelës.
“Sot, më 23 janar, shpall se formalisht i ndërmarr kompetencat e pushtetit kombëtar ekzekutiv si president i Venezuelës, që t’i jepet fund uzurpimit”, deklaroi Guaido në fjalimin në protestën antiqeveritare në Karakas.
Guaido udhëheq me Kuvendin kombëtar, ku shumicë ka opozita i presidentit venezuelas Nikollas Maduro.
Siç lajmëroi DPA, shpallja e Gauidos ishte përshëndetur me duartrokitje nga disa mijëra pjesëmarrës në protestë, të cilët pastaj e kënduan himnin e Venezuelës.
Mbarë Venezuelën me ditë mbahen protesta me kërkesë për dorëheqjen e presidentit Maduro.
Pas vetëshpalljes së Guaidos, u prononcua presidenti amerikan Donald Tramp, i cili kumtoi se SHBA-ja e njohin spikerin e Parlamentit për u.d. presidenti i Venezuelës.
rampi në këtë rast u bëri thirrje edhe vendeve perëndimore ta njohin Guaidon për president, me ç’farë, sipas tij, do të përforcohet presioni mbi Karakasin.
Pas Trampi u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm i Organizata e Shteteve Amerikane )OAS), Luis Almagro, i cili theksoi se ky bllok panamerikan e njeh Guaidon për president të përkohshëm të Venezuelës.
Maduro ishte rizgjedhur për president në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit të kaluar, të cilat i bojkotoi opozita dhe rezultatet e të cilave nuk u njohën nga KB-ja, OAS-i, BE-ja dhe shumë vende perëndimore, përfshirë edhe SHBA-ja dhe Australia, me justifikim se gjatë votimit ka pasur shumë parregullsi dhe nuk ka qenë në pajtim me standardet demokratike.