Zbriti pa u ndalur më, duke kaluar nga Bundesliga në Regionaliga dhe tri zbritjet radhazi i korresponduan në 3 ngjitje radhazi, duke u rikthyer në elitë pas 729 ditësh.
Është ndoshta ky kuriozitet që në Paderborn, në Vestfali, kanë vendosur që të bëjnë gjëra të mëdha për rikthimin në Bundesligë, duke pasur nevojë edhe për më shumë të ardhura. Më 16 gusht nis sezoni i ri i Bundesligës. Mes 6 klubeve që do të marrin pjesë këtë kampionat dhe kanë shtuar kostot e abonimeve për tifozët e tyre, është edhe Paderborni.
Për një biletë në radhë të parë për ndeshjet e luajtura në “Benteler-Arena” (stadiumin që mund të mirëpresë 15.300 spektatorë), abonimi kushton 225 euro, një shifër jo kushedi se çfarë për një gjerman, por e lartë në krahasim me emrat gjigantë të futbollit atje.
Sepse kostoja mesatare e abonimit për të parë ndeshjet e Bajernit kampion për shembull, është 145 euro, më e ulët se ajo edhe e tifozëve të Këlnit dhe Hofenhaimit (150 euro).