Shkup, 18 prill- Shqipëria dhe Kosova inkuadrohen në iniciativën rajonale të katër shteteve nga Ballkani Perëndimor për ulje të çmimeve të roamingut. Informata më konkrete rreth uljes së çmimeve të roamingut priten në samitin në maj në Sofje.
“Jemi të lumtur që iniciativës tonë rajonale, e cila filloi midis katër shteteve, tani dëshirojnë t’i bashkëngjiten edhe Shqipëria dhe Kosova, dhe që kjo iniciativë është pranuar dhe mbështetur nga ana e KE-së. Informata konkrete presim në Samitin në Sofje në maj”, theksoi ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën për shtyp pas hapjes së Samitit të parë digjital për Ballkanin Perëndimor që sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Udhërrëfyes më i qartë rreth uljes së çmimeve të roamingut të vendeve nga Ballkani Perëndimor me vendet e BE-së, siç paralajmëroi eurokomisarja për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriel, pritet në samitin në Sofje.
“Kuptohet, hap themelor është që të dy shtetet, që tani nuk janë të përfshira në marrëveshjen e katër vendeve, këtë ta bëjnë që në këtë moment Komisioni Evropian të mund të ketë fuqi më të madhe në negociatat me të gjithë pjesëmarrësit në proces. Ne së bashku me institucionet dhe operatorët disa muaj po bisedojmë dhe negociojmë që na lejon që më 17 maj në Sofje të paraqesim plan konkret për ulje të çmimeve për roaming që edhe për ne dhe për të gjithë qytetarët nga gjashtë shtetet është shumë e rëndësishme”, theksoi Gabriel.
Marrëveshjen për roaming më të lirë midis shteteve nga Ballkani Perëndimor deri tani e kanë nënshkruar Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.