HP është gati t’i lansojë zyrtarisht monitorët e rinj për gaming nga linja Omen. Karakteristika kryesore e këtyre modeleve do të jetë shpejtësia e plotë, ndërsa të dy monitorët e rinj do ta sakrifikojnë rezolucionin (1080p është maksimumi që mund të arrihet) për të realizuar shpejtësi të rifreskimit prej 240Hz. Lloji i panelit do të jetë TN, raporton TechPowerUp.
HP Omen X 25 e bën këtë me ndihmën e modulit G-Sync të Nvidia, ndërsa HP Omen X 25f ka mbështetje vetëm për Adaptive Sync (kjo do të thotë se G-Sync është me siguri kompatibil dhe është çiftëzuar me teknologjinë FreeSync të AMD-së). HP ka partnerizuar me Blizzardin, që do të thotë se monitorët e rinj Omen do të zyrtarizohen për Overwatch League.
Në bazën e panelit është ndriçimi i ambientit, dhe ka edhe “micro-edge display” i HP-së me korniza prej 1mm në të tre anët dhe bazë e rregullueshme 100mm e gjatë, shkruan KOHA Ditore.
Kur bëhet fjalë për portet, HP Omen X 25 ka 1x konektor DisplayPort 1.2, 1x HDMI 1.4 dhe 2x USB 3.0, ndërsa X 25f ofron 1x DisplayPort 1.2, 2x HDMI 2.0 dhe 2x porte USB 3.0.
Omen X 25 do të plasohet në Evropë nga qershori, me një çmim prej 630 euro, ndërsa Omen X 25f do të jetë në dispozicion në fund të qershorit me një çmim prej 460 euro.