Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj sot deklaroi se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres, si dhe për të pasur paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Deklarata e tij është reagim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq kundër Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Nju Jork. Vuçiq dje ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën por do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje tjetër të qëndrueshme, ndërkohë që u ka bërë thirrje shteteve të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.