Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë që taksa që motivet e Kosovës për vënien e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, kanë qenë më shumë të politikës së jashtme sesa ekonomike.
Në një intervistë dhënë për median boshnjake “Avangarda”, Hoxhaj tha se taksa do të mbetet në fuqi deri sa nuk pushojnë arsyet që e kanë detyruar Kosovën të marrë vendim të tillë.
“Kur je një shteti i ri dhe i vogël, dhe kur një fqinj si Serbia vazhdimisht e godet sovranitetin e jashtëm të Kosovës me fushata kundër njohjes dhe bllokada ndaj Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duhet përdorur atë që kemi në dispozicion, ta ushtrojmë sovranitetin e brendshëm duke vënë masa ekonomike dhe duke përcjellë mesazh të qartë në raport me Serbinë”, ka thënë Hoxhaj.
“Gjatë vitit 2017 dhe 2018 Serbia ka ushtruar agresion diplomatik ndaj Kosovës, duke bërë përpjekje t’i bllokojë njohjet e Kosovës apo edhe t’i bindë vendet që tashmë e kanë njohur Kosovën ta tërheqin vendimin, sikurse ka bllokuar edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Prandaj, reagimi ynë ka qenë i domosdoshëm, dhe vendimi që kemi marrë do të mbesë në fuqi derisa nuk pushojnë arsyet që kanë shtyrë në marrjen e atij vendimi”, ka deklaruar Hoxhaj.