Hoxhaj: Raporti i BE-së drejtë rajonit do të shihet kur duhet t’i fillojë bisedimet

Zëvendëskryeministri kosovar Enver Hoxhaj thotë se në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, që do të mbahet në fund të këtij muaji në organizim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, nuk mund të pritet propozim për marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Hoxhaj sot në konferencën për shtyp deklaroi se pas këtij samiti, gjegjësisht gjatë kësaj vere, “do të shihet si Bashkimi Evropian do ta trajtojë rajonin, me hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Në takimin më 29 prill në Berlin, ku në fokus do të jenë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, sipas Hoxhaj, “mund të priten porosi, afatet kohore ose propozime për vazhdimin e dialogut, por jo edhe marrëveshje”.

“Ky është takim multilateral të cilin do ta organizojnë gjermanët dhe francezët dhe në të cilën do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, në takimet e tilla multilaterale nuk mund të pritni ndonjë marrëveshje. Ashtu është formati i takimit”, deklaroi ish shefi i diplomacisë së Kosovës dhe nënkryetar aktual i Qeverisë në Prishtinë.

Sipas Hoxhaj, qëllimi kryesor i takimit në Berlin është dialogu Prishtinë – Beograd, “por jo edhe arritja e marrëveshjes ose diskutimi për modalitetet e tilla”. (koha.mk)