Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Ai për Epoka e Re ka bërë me dije se PDK nuk do të lëshojë pe rreth pozitës së kryeministrit të Kosovës.
Sipas Hoxhajt, në dy herët e fundit PDK-ja ka bërë kompromise rreth kësaj pozite, duke menduar se edhe nën udhëheqjen e partive të tjera ekzekutivi do të marrë vendime të mëdha për vendin. Enver Hoxhaj ka vlerësuar se historia në vitet e fundit ka treguar se Kosova mund t’i përmbyllë temat e mëdha vetëm nëse qeveria udhëhiqet nga PDK-ja.