Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dalin dhe të votojnë nesër për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se nesër Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa, shkruan klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa. Shqiptarët në këtë shtet, janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon. Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare.