Prishtinë, 20 maj – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për autostradën “Arbën Xhaferi” ka thënë se në vitin 2019 po finalizohet një tjetër projekt vizionar i PDK-së i ideuar më 2007, transmeton Koha.mk
Sipas tij, vizioni i dekadës së re është për t’i kthyer këto rrugë në mundësi zhvillimi dhe komunikimi edhe më intensiv për njerëzit dhe mallrat.
“Në vitin 2019 po finalizohet një tjetër projekt vizionar i PDK-së i ideuar më 2007. Këto ura gjigante që përshkruajnë autostradën “Arbën Xhaferi” flasin për largpamësinë politike të para një dekade të qeverisjes së PDK-së për të lidhur fshatrat dhe qytetet e Kosovës dhe vendin tonë me rajonin e botën. Vizioni i dekadës së re është për t’i kthyer këto rrugë në mundësi zhvillimi dhe komunikimi edhe më intensiv për njerëzit dhe mallrat. Ky është vizioni i vërtetë i PDK-së!”, ka shkruar ai. (koha.mk)