Shkup, 27 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret së shpejti të nënshkruhet Deklaratë e përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë Federale për Komunikacion dhe Infrastrukturë Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë për njohjen reciproke të patentave të shoferit, pasi në seancën e djeshme u miratua Informata për këtë çështje.
“Pas komunikimit intensiv mes dy ministrive në maj të këtij viti është bërë harmonizimi i deklaratës së përbashkët mes ministrive të Republikë së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, me çka parashikohet që pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të ekzistojë njohjen e ndërsjellë e patentave të shoferit nga të dy vendet, me çka me rëndësi të posaçme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë ose qëndrojnë në Republikën Federale të Gjermanisë është ajo se me hyrjen në fuqi të kësaj deklarate, nuk do të ketë nevojë më të jepen provimet në testin teorik dhe praktik, nuk do të ketë nevojë të bëhet kontrolli i syve dhe t’i kalojnë të gjitha këto procedura”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
Sipas tij, kjo do të paraqesë lehtësim serioz për të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë ose qëndrojnë në Republikën Federale të Gjermanisë, e të cilët kohë të gjatë kërkuan nga Qeveria realizimin e kësaj njohjeje.
“Në pajtim me informatat e marra nga MPB, presim që deklarata të nënshkruhet së shpejti dhe të fillojë të zbatohet në dy shtetet”, tha Hoxha.
Republika e Maqedonisë deri tani ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e patentave të shoferit me shtatë shtete dhe atë me Spanjën, Italinë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, BeH-në dhe Austrinë.
“Në të gjitha këto shtete, qytetarët e Maqedonisë që e kanë rregulluar të drejtën ligjore për qëndrim, në procedurë të thjeshtë vetëm bëjnë ndërrim të patentë shoferit. Derisa këta persona të cilët tranzistojnë po qe se qëndrojnë deri gjashtë muaj në këto shtete, e shfrytëzojnë patentën shoferin nga RM-ja”, tha Hoxha.
Ai paralajmëroi se së shpejti pritet edhe njohje reciproke e patentëve të shoferit me Republikën e Kosovës.