Hoxha: Marrëveshje për themelimin e qendrës kulturore-informative të Maqedonisë në Tiranë

20

Shkup, 20 prill  – Qeveria në sancën e 64-të mori vendim për lidhjen e marrëveshjes me Këshillin e ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e qendrës kulturore-informative të Republikës së Maqedonisë në Tiranë dhe të Republikës së Shqipërisë në Shkup, deklaroi në konferencën e sotme zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

“Me themelimin e qendrës kulturore-informative të Maqedonisë në Tiranë dhe të Shqipërisë në Shkup presim që në mënyrë shtesë të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve, të thellohet bashkëpunimi kulturor dhe të krijohen kushte që punëtorët kulturorë dhe institucionet e dy shteteve ta prezantojnë krijimtarinë e tyre, si në Shqipëri, ashtu edhe në Maqedoni”, deklaroi Hoxha.

Ai potencoi se kjo është qendra e katërt informative-kulturore e Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja, pas atyre në Sofje, Nju-Jork dhe Stamboll.

Comments are closed.