Hoxha-Gashit: Nuk mund të flet për ekstremizëm fetar një palaço-kryetar sekti!

589

Shkup, 30 nëntor – Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa e njëkohësisht ministër i bujqësisë, Arjanit Hoxha përmes disa rreshtave ka thumbuar kreun e Alternativës, Afrim Gashin në lidhje me deklaratat e tij në emisonin debativ ‘Click plus’ në Tv21. Hoxha mes tjerave shkruan se Gashit nuk i takon të flet për ekstremizëm fetar, shkruan gazeta KOHA.

“Nuk i takon të flet për ekstremizëm fetar një person (në rastin konkret një palaço-kryetar sekti) të cilit i është anuluar viza Amerikane dhe i cili ka qenë në kontroll të rregullt çdo herë që e ka kaluar kufirin si dhe ka patur lidhje familjare me persona që janë evidentuar si ekstremistë në luftrat jashta teritorit të Maqedonisë së Veriut. E kur jemi te sinonimi i turpit, mjafton të shohim personin në fjalë në ekranet televizive”, ka shkruar mes tjerave në postimin e tij, Hoxha. (koha.mk)

https://www.facebook.com/arjanithoxha86/posts/826542721444450