Shkup, 10 janar – Sekretari i përgjitshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha dhe një nga negociatorët e kësaj partie për negociata me ekipin e kryeministrit Zoran Zaev për amandamentet e parashtruara mbi ndryshimet Kushtetuese, ka deklaruar se po punohet intezivisht për gjetjen e një zgjidhje, informon gazeta Koha.
“Ne jemi duke punuar intezivisht që të gjejmë një marrëveshje, realisht gjithë fokusi jonë është, shkaku edhe i presionit të kohës që të gjejmë një zgjidhje, por për fat të keq ende nuk kemi një epilog, ende nuk kemi një marrëveshje por kjo nuk do të thotë se bisedat janë mbyllur apo komunikimi nuk vijon. është e vërtet se ne gjatë tri ditëve të kaluara kemi pasur disa takime rradhazi përfshirë këtu edhe me kryministrin, i kemi argumentuar kërkesat tona. Ajo që është diskutabile dhe veçmas u shpall në publik është çështja e shtetësisë, është një kërkesë e cila asapak nuk i avancon të drejtat e shqiptarëve apo çështjen e shqiptarëve por i jep një noramtiv Kushtetuese çështjes së shtetësisë. Duke e ditur se përkthimi nga maqedonishtja në shqip, ka kuptim të dyfishtë, kërkojm që kjo të rregullohet me Kushtetutë që nesër mos jemi pre e pazarve politike”, kështu ka deklaruar në një bisedë telefonike për TV21, Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA, transmeton Koha.
Ai madje tha se është e vërtet se seanca parlamentare është shtyerë për arsye se nuk ka pasur një marrëveshje, por kjo nuk nënkupton se procesi është bllokuar.
“Ne jemi në komunikim të rregullt edhe nesër do ketë takim, besoj se do kemi një epilog ndoshta nuk do të jetë ajo nesër, edhe pse jemi në presion të kohës, por ne nuk duam që duke shpejtuar të nxjerrim një situat e cila do të jetë e kushtueshme”, theksoi Hoxha. (Koha.mk)