Shkup, 11 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot në Ohër deklaroi se ka kontaktuar me Xhezair Shaqirin – Hoxha i cili i ka thënë se ka kërkuar vet të heqë dorë nga pozita e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit, informon gazetarja e televizionit Telma. “Shaqiri më tha se sot do të deklarojë se do të tërhiqet nga pozita për shkak të reagimeve në opinion. Ai tha se edhe atij po i pengojnë reagimet dhe se do të tërhiqet sepse e do shtetin”, ka theksuar kryeministri Zaev.