Shkup, 28 prill – Nuk është i saktë pohimi i disa partive politike opozitare, se kinse dëmet nga moti i keq në Haraçinë dhe Hasanbeg dikujt i janë paguar, e dikujt jo. Dëmet e përcaktuara sipas Ligjit për bujqësi janë paguar për të gjitha komunat në vitin 2016, ndërsa dëmet nga viti 2017, 2018, 2019 dhe një pjesë të vitit 2020 do të përfshihen me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Deri më tani nuk dihet se sa do të jetë dëmshpërblimi, këtë duhet ta përcaktojë Komisionin për Vlerësim të Dëmeve, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.
Hoxha theksoi se Ministria e Mbrojtjes sipas procedurës së shpejtë duhet të përgatisë ndryshim të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim me çka do të mundësohet të gjitha lëndët sa i përket dëmeve t’i ndërmarrë Komisioni dhe të veprohet në mënyrë adekuate.
“Në vitin 2015 ka pasur dekret me të cilën është lejuar MBPEU ta përcaktojë dëmin, por dekreti është hequr në vitin 2019 dhe të gjitha dëmet duhet të shqyrtohen sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Duke pasur parasysh dëmet nga viti 2017, 2018, 2019 dhe një pjesë të vitit 2020 ishin në hapësirë vakumi, nuk i rregullon Ligji dhe Komisioni për Vlerësim të Dëmeve nuk mund t’i ndërmarrë lëndët. Ministria e Mbrojtjes është e obliguar nga Qeveria të përgatisë me procedurë të shpejtë ndryshim të Ligjit me dispozita kalimtare”, sqaroi ministri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media me rastin e uniformave të reja për Policinë pyjore.
Nuk flasim, shtoi ai, për vlerësim të dëmeve, por për hapjen e mundësisë ligjore Komisioni t’i shqyrtojë dhe në bazë të raportit të përgatitur Qeveria të vendosë se sa do të jetë përqindja e dëmshpërblimit.
“Nuk flasim për mospasje të vullnetit, por për mospasje të mundësisë ligjore për çka Qeveria tashmë e obligoi Ministrinë e Mbrojtjes”, potencoi Hoxha.