Hoxha Abazi: Kam kërkuar nga personat që kanë pasur rast vdekje, të mos pranojnë njerëz për ngushëllime

65

Shkup, 2 qershor – Hoxha i Porojit, Maksut Abazi, i cili njihet për qëndrimin e tij për respektim maksimal të masave, duke mos hapur xhamitë as kur BFI-ja bëri thirrje për diçka të tilla, në emisionin 200 tha se ka kërkuar nga banorët që të mos hapin dyert për ngushëllime, kur ata kanë pasur raste vdekje.

Ai thotë se vet Zoti i ka thënë të dërguarit të tij Muhamedit a.s, që të konsultohet me personat kompetent, në rastet kur është shfaqur ndonjë sëmundje. Imami i Porojit thotë se qytetarët nuk duhet të dyshojnë se virusi nuk ekziston.

Ndërsa duke komentuar momentin kur Sulejman Rexhpi pak ditë më parë e shpalli virusin të vdekur, ai thotë se nuk duhen thënë fjalë të pamenduara dhe se diçka të tillë mund ta thonë vetëm ekspertët e shëndetësisë.

Comments are closed.