Prishtinë, 7 dhjetor – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë.
Hoti në një postim në rrjetin social Fjesbuk shkruan se Ushtria e Serbisë është e komprometuar nga se i ka ende duart e përgjakura, shkruan Telegrafi.
“Nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë. Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj.Bërnabiq, është e komprometuar, nga se ka ende duart e përgjakura. Eshtë ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu.
Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë. Do të ndërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe. Andaj, kërkoni falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara”, shkruan Hoti.