Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti konsideron se vendi i vetëm i cili ka interes nga krijimi i mini-Shengenit, për çka përpiqen kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, është Serbia derisa një zonë e tillë do të shkaktonte dëme të mëdha në ekonominë kosovare dhe shtetin kosovar.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Hoti në faqen e tij në Fejsbuk shkruajti se mini-Shengeni është modalitet i ri i Unionit doganor ballkanik, të cilin Kosova e refuzoi në vitin 2016.
Hoti numëron disa arsye pse, siç thotë, ai projekt është në interes të Kosovosë dhe shumë vendeve të rajonit, përderisa Serbia, si vend me popullatë dhe ekonomi më të madhe në rajon “këmbëngul ta mbajë rajonin sa më gjatë jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balansimeve të reja gjeopolitike me rol të rritur të Rusisë”.
Përveç asaj, thotë ai, krijohet mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse, për shkak të asaj që Serbia ka marrëveshje për tegti të lirë me Rusinë.
Me mini-Shengenin, sipas ekspertit ekonomik të LDK-së “Kosovës i pamundësohet vendosje e kontrolleve (tarifa, ose reciprocitet i tërësishëm) për mallra të cilat e prishin tregun kosovar, së pari në lidhje me Serbinë dhe BeH-në si vende të cilat nuk e pranojnë Kosovën dhe e pengojnë në çdo mënyrë të mundshme.
“Mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni. E de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në kontekst të marrëdhënieve rajonale, pasi marrëveshja nënkupton delegimin e fuqisë shtetërore në minishengen. Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në”, shkruan Hoti.