Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka qenë i gatshëm të shkojë në Bruksel të dielen, më 12 korrik, për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo ka qenë arsyeja kryesore e shtyrjes së takimit për të enjten, më 16 korrik.
Megjithatë, të dielen pritet të mbahet një video-konferencë, kësaj radhe e organizuar nga Bashkimi Evropian.
Takimin Hoti-Vuçiq në Bruksel më 16 korrik e ka konfirmuar edhe zyra e presidentit të Francës.
“Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës, pas videokonferencës me Emmanuel Macronin dhe Angela Merkelin të premten, për ta vazhduar dialogun rreth dallimeve të tyre, do ta mbajnë edhe një bisedë nga distanca, para takimit të drejtpërdrejtë të enjten në Bruksel”, shkruhet në njoftimin e saj.