Hoti: Paraqitja e sotme në Bruksel, më e dobëta deri tani

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar të dobët paraqitjen e sotme të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruskel.
Në një reagim të tij në facebook, Hoti thotë se kjo ekipë është jolegjitime dhe ka premisa për të shkaktuar më shumë dëme, njofton Klan Kosova.

”Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme.
Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN.

Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues”.