Prishtinë, 5 nëntor 2018 – Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abdullah Hoti nuk i përjashton protestat qytetare kundër asaj që presdienti Hashim Thaçi e paralajmëron si “korrigjim të kufijve”, ndërkaq pas së cilës në të vërtetë fshihet qëllimi për këmbim të territoreve me Serbinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
“Ideja për këmbim të territoreve është e rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin dhe ajo ide i përgjigjet vetëm Serbisë. Si e tillë, ajo nuk e ka mbështetjen nga asnjëra forcë politike në vend. Askush nuk ka mandat të bisedojë me Serbinë për atë temë dhe secili që do ta bëjë atë do të duhet të përgjigjet”, deklaroi Hoti për “Zëri.info”, portalin e gazetës prishtinase “Zëri”.
I pyetur nëse partia e tij konsideron edhe për protesta si obsion për kundërshtim të idesë së Thaçit, shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në Kosovë tha se “të gjitha format demokratike të kundërshtimit do të përdorej në mënyrë që të pamundësohet ndarja e Kosovës”.
Ai shtoi se opozita nuk ka hequr dorë as nga rezoluta me të cilën Rhaçit dhe çdokujt tjetër do t’i ndalohet të negociojë për territorin e Kosovës.
“Do të provojmë sërish të jetë në rend dite (në Kuvend) për votim. Është për keqardhje që AAK (e kryeministrit Ramush Haradinaj) dhe Nismës Socialdemorkate (të Fatmir Limajt) nuk guxojnë të votojnë për rezolutën dhe të qëndrojnë haptazi kundër atij qëllimi të Thaçit. Në atë mënyrë ato dy parti bëhen pjesëmarrëse në këtë idfe mjaft të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës”, deklaroi Hoti