Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nëse s’ka marrëveshje e rikthejmë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë.
Hoti shpehet i i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë.
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vie fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantojë se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, tha Hoti.
Sipas Hotit dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtar se nuk do të ketë marrëveshje. E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.