Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sonte në Rubikon ka qenë skeptik për ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen pas letrës së sotme të Albin Kurtit drejtuar atyre.
‘’ Kjo letër nuk e lë derën e hapur. Mënyra se si barrakadohet në këtë letër sa i përket kryeparlamentarit, tregon se është e vështirë apo e pamundur marrëveshja’’, ka thënë ai.
‘Ne kemi shku në seancë konstituive pa marrëveshje. Neve pas videos të Kurtit na është dhënë mesazhi se nuk ka marrëveshje dhe ne kemi thënë se nuk do të bllokojmë konstituimin. Ka qenë sjellje jo korrekte ndaj ne, kur ne po ngeocionim ai del e propozon kryetarin e Kuvendit’’.