“Hoti është zëvendës i Kurtit”- Kadri Veseli: Brenda 12 muajve vendi do të shkojë në zgjedhje

40

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 12 muajve. Ai shton se kjo do të ndodhë në momentin kur të përfundojë pandemia.

“Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgjedhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, ka thënë kryetari i PDK-së në Klan Kosova.

Ai tregon edhe arsyen pse Qeveria e Hotit do të dështojë dhe vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje.

“Partia Demokratike qëndron shumë mirë por kjo nuk është arsyeja e vetme që do të shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje do të shkojmë për qytetarët dhe kjo do të ndodhë brenda një viti.”, ka thënë Veseli.

eseli, vlerëson se Qeveria e re me Kryeministër Avdullah Hotin do të jetë jetëshkurtër.

Ai ka theksuar se do të përpiqet të punojë shumë që kjo të arrihet.

“Nuk e di së çfarë se do të bëjë por kam shpresa të vogla dhe besoj se kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt. Do të punoj që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Qytetarët janë mashtruar. Kjo Qeveri është  pjesë e epokës së mashtrimit”, është shprehur Veseli, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e re është shumë e dëmtuar, sepse është vazhdimësi i qeverisjes së kaluar – i njëjti projeksion. Kemi skepticizmin tonë se nuk do të mund të bëjë diçka, ose asgjë. Do ta thellojë krizën ekonomike. LDK ka qenë bashkë me Vetëvendosjen, nuk mund t’i faturohet e tëra LVV. Kur e kemi propozuar pakon emergjente ka mundur ta ngritë zërin”.

“Kryeministri është vazhdimësi, është zëvendës i Kurtit i cili është futur në një projekt për  shpresë dhe e kanë dëmtuar për 50 ditë”.

Comments are closed.