Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 30-vjetorit të Deklaratës së 2 korrikut 1990 ka uruar qytetarët e vendit, si dhe delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese.
Miratimin e kësaj deklarate Hoti e ka quajtur akt themeltar dhe me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar.
“Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut! Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltar, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.