Shkup, 7 prill – Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë sot publikoi se mijëra objekte hotelierike të cilat i përfaqësojnë nuk do t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë, sepse, siç theksuan prej atje janë të pamjaftueshme dhe me dallime dhe do të kontribuojnë për huamarrjen e tyre shtesë.
“Ne këtu nga sektori i hotelerisë nga të gjitha qytetet dëshirojmë të bëjmë me dije se jemi të vetëdijshëm se masa më të mira nuk do të marrim. Për këtë dëshirojmë ti tregojmë Qeverisë se sektori i hotelerisë, gjegjësisht subjektet të cilat i përfaqësojmë nuk do t’i shfytyrojnë masat e paralajmëruara dhe se mjetet mund t’i drejtojnë direkt deri te të gjitha ata që mbesin pa punë ose në sektorë ku mendojnë se do të arrijnë efekt. Në këtë mënyrë institucionet munden direkt të ju ndihmojnë pa pasur nevojë që të marrin kredi për kontribute dhe shpenzime të papaguara”, deklaroi Martin Angellosvski nga Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë.
Ai theksoi se të gjithë do të dëshironin t’i mbajnë të punësuarit e tyre, por se nuk do të munden sepse nuk kanë të ardhura, duke pasur parasysh atë se ato të parat ishin mbyllur, ndërsa sipas gjitha gjasave edhe të fundit do të hapen, edhe pse nuk dihet se kur do të bëhet kjo. Bëhet fjalë, tha ai, për firma të vogla të cilat nuk kanë rezerva dhe nuk mund të bartin barrën e kësaj krize.
Angellovski informoi se tashmë ka filluar procesi i ç’lajmërimit dhe sipas informacioneve të tyre më shumë se 60 për qind e të punësuarve në mbarë Maqedoninë janë ç’lajmëruar. Siç tha, sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për rreth 15.000 persona.
Ai theksoi se masat të cilat i ndërmerr dhe i sjellë Qeveria nuk i përshijnë të gjithë, duke vlerësuar se ato janë restriktive dhe të pamjaftueshme dhe do ta rrisin barrën e veprimtarisë hotelierike me huamarrje.
Sa i përket asaj se shumë punëtorë ankohen se iu ofrohen për të nënshkruar marrëveshje për largim nga puna, e me këtë nuk mund ta shfrytëzojnë kompensimin për papunësi, Angellovski tha se Qeveria ka paralajmëruar se do të kujdeset që të gjithë që do të mbesin pa punë të marrin kompensim.
Ai informoi se në këto veprimtari ishin të punësuar rreth 29 mijë persona, në rreth 6.000 subjekte juridike.