Shkup, 14 dhjetor – Hotelierët janë për, ndërsa mjekët kundër Propozim-ligjit të ri për duhanin, i cili u parashtrua me procedurë të shkurtuar. Në debatin publik që sot u mbajt në Kuvend, njëra palë kërkon ligj që do t’i kënaqë duhanpirësit, kurse të tjerët konsiderojnë se ligji është një hap prapa tentimeve për t’u ulur duhanpirja tek popullata.
Deputeti Tomisllav Tuntev tha se nuk mendohet që të bëhet liberalizimi dhe heqja e çfarëdo të drejte për ata që nuk janë duhanpirës, por qëllimi është të mundësohet kushte të njëjta për të gjithë hotelierët, kduo që janë në Maqedoni.
Mjekja Elena Qosevski tha se është vërejtur ulje e duhanpirësve të moshave minore, prandaj nuk e mbështet propozimin seps do të ndikojë negativisht në rezultatet e deritanishme.
Shoqata e sëmundjeve të frymëmarrjes thanë se me duhanpirjen lidhen 15 sëmundje dhe dhjetë lloje kanceresh. Edhe Kardiologu Jorgo Kostov tha se nuk duhet të ndodhë liberalizim, por të hiqet duhanpirja.
Nga ana tjetër, hotelierët thonë se nuk e mbrojnë duhanpirjen por dëshirojnë një zgjidhje ligjore për atë periudhë kohore prej katër muajsh kur shkelet puna nga rrethana të jashtme.