Gjevgjeli, 27 qershor – Leje për punë kanë marrë me vendim qeveritar, por dyert për mysafirët, hotel – kazinot “Apolonia”, “Flamingo” dhe “Princes”, zyrtarisht do t’i hapin më 1 korrik.
Prej aty informuan se deri atëherë po përgatiten për zbatim të masave mbrojtëse kundër koronavirusit dhe adaptimin e dhomave dhe hapësirave për punë sipas masave të përshkruara me protokoll.
Siç njoftojnë kazinot, do të vendoset rend në hyrje të tyre, nëse grumbullohet numër më i madh i mysafirëve, do të ketë kujdes për distancë sociale mes të gjithë të pranishmive brenda, do të vendoset pleksiglas mbrojtje mes aparateve për lojëra, me çka lojtarët do të kenë distancë njëri prej tjetrit, do të shfrytëzohen maska dhe vezirë nga ana e të punësuarve, si dhe maska mbrojtëse nga ana e mysafirëve. Para hyrjes në të gjitha hapësirat e brendshme, do të ketë mjete për dezinfektim.
Në këtë mometn në Gjevgjeli punojnë vetëm automat klubet dhe hoteli më i vogël “Skaj”, i cili gjendet mes pompës së benzinës “Lukoil” dhe kazinos “Princes”. (koha.mk)