Shkup, 5 gusht – Një qind e pesë të sëmurë nga Kovid-19 janë hospitalizuar në Shkup dhe në qytete tjera, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Numër më të madh të të hospitalizuarve ka në Spitalin klinik në Tetovë – 32, pastaj vijojnë Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup – 20, Spitalin e përgjithshëm në Gostivar – 20 dhe Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë – 10.
Në Spitalin në Strumicë ka shtatë pacientë me Kovid-19, në spitalin në Prilep gjashtë, në Manastir dhe Shtip nga katër pacientë dhe nga një në spitalet në Veles dhe Strugë.