Jemi në vitin 2018, por ngjarje të tilla huliganësh janë të pranishme ende në shkallët e stadiumeve në gjithë botën. Në ndeshjen mes skuadrës kryeqytetase Santiago Wanderers dhe Cobresal në Kili ka pasur përleshje në tribuna, ku është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë për të shuar sherrin. Gjithçka ka ndodhur mes tifozëve të skuadrës vendase, të cilët kanë nisur të bëjnë një përplasje me njëri – tjetrin e më pas kundër policisë. Çdo gjë ka degraduar kur disa gjashtëmbëdhjetë vjeçarë kanë nxjerrë thikat dhe më pas ndërhyrja e policisë ka shuar situatën.