Gjatë ndeshjes Sarmiento ndaj Sansienna në kategorinë B në Argjentinë, të gjithë u bënë dëshmitarë të skenave vërtetë të shëmtuara, gati gati horror, me të dy ekipet që kontestonin. Vendimi i arbitrit për të mos akorduar një penallti në favor të Sarmiento, me rezultatin e barabartë në shifrat 1-1, kur ishin luajtur rreth 20 nga pjesa e dytë dhe vetëm pak momente më pas ekipi udhëtues kaloi në avantazh, me lojtarin e Sansienna Juan Pablo Schefer që fitoi duelin ndaj portierit kundërshtar, ka nxitur një luftë të vërtetë në fushën e blertë. Futbollistët e skuadrës së Sarmientos kanë kontestuar menjëherë duke rrethuar arbitrin, ndonëse për hir të së vërtetës, sikurse dëshmohet edhe nga pamjet filmike, njëri prej tyre merr në mbrojtje gjyqtarin e takimit duke mos lejuar shokët e tij të ekipit që ta prekin atë fizikisht, pavarësisht presionit të ushtruar. Loja u ndërpre dhe gjithçka u përfshi nga kaosi, pasi situata doli jashtë kontrolli, kur tifozët e ekipit vendas pushtuan fushën dhe sulmuan në mënyrë agresive dhe bruteske arbitrin Claudio Elichiri dhe asistentët e tij Juan Chaparro dhe Juan Bardas. Disa nga futbollsitët dhe forcat e policisë tentuan të shoqërojnë zyrtarët e ndeshjes për në dhomat e zhveshjes, por tifozët vijuan agresionin e tyre për tu bërë protagonist të një dhunimi të frikshëm në fushën e blertë. Natyrshëm, arbitri u shfaq shumë i mërzitur me atë që i ndodhi atij në atë ndeshje, duke dhënë gjithashtu versionin e tij të fakteve, me pretendimin se kishin qenë futbollistët e Sarmiento të parët që e kishin sulmuar atë. Duke folur për programin “Njerëz të mirë” në Radio Province, ai deklaroi: “Nuk mudn të ngre as buzët e mia. Ishte e papritur. Ndëshkova një nga lojtarë për ofendim, dhe një tjetër për goditje nga pas. Të parët që më goditën ishin futbollsitët e Sarmientos. Kishte shumë njerës dhe shumë pak policë dhe nuk mund të bëja asgjë. Unë nuk ofendova apo sulmova njeri”. “Në ato momente nuk dija çfarë të bëja, nuk mund ta besoja. Është hera e parë që më ndodh diçka e tillë. Unë kam tre fëmijë dhe ajo ishte një ndjesi impotence. Çdo gjë është e gabuar, shoqëria është e gabuar. Ata nuk mund të dhunojnë për vdekje dikë në mes të fushës. Duhet të ketë një dënim shumë të rëndë. Nuk mund të shkoja në diplomimin e vajzës, ndërkohë që kur shkova në shtëpi, kam qarë si fëmijë bashkë me bashkëshorten time”, deklaroi ndër të tjera arbitri i dhunuar.