Një futbollist në Kinë ka humbur pjesë të veshit të tij, që i është kafshuar nga një kundërshtar gjatë një ndeshjeje amatore, e vlefshme për “Laoye Cup”, në krahinën e Guangxi. Të dy skuadrat janë përleshur pasi arbitri ka dhënë një faull. Sipas “The Sun”, njëri prej tyre ka kafshuar veshin e kundërshtarit.
Një video e publikuar në internet tregon momentin e përleshjes mes dy formacioneve dhe një imazh i tmerrshëm i veshit të kafshuar është postuar në rrjete sociale. Policia e Nanning, vendi ku është zhvilluar takimi, është njoftuar pas incidentit dhe kanë marrë në pyetje të gjithë lojtarët e përfshirë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=IiEiwxoPMTA