DASHI 21. mars – 20. prill
Nëse dëshironi qe gjërat t’iu ecin sa me mirë këtë muaj duhet te jeni me tolerantë dhe duhet te komunikoni me shume me ata qe iu rrethojnë. në momente delikate duhet te mësoni te ruani qetësinë. Te dashuruarit nuk do kenë ditë shume te qeta. Xhelozi, zënka, debate… te gjitha këto do jenë ne program sidomos 20 ditët e para. Edhe beqaret mund te kenë vetëm flirtime dhe njohje javët e para. Ata duhet te presin fundin e muajit qe gjerat te bëhen me serioze. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, por ama do ju mungoje ekuilibri nervor. Financat kane për te qene goxha me te ndërlikuara se me pare. Mundohuni ta kufizoni veten me shpenzimet edhe sikur diçka t’iu pëlqejë tej mase. Ne pune do jeni aq te fiksuar me detajet e vogla saqë do lodheni shume dhe nuk do dini me pas nga te ecni, Here pas here nuk do mundet as te përqendroni sa duhet.
DEMI 21. prill – 21. maj
Për ju ky muaj do jete i qete. Nëse tregoheni të logjikshëm dhe të duruar nuk do hasni probleme. Ne dashuri priten ngjarje te rëndësishme sidomos për beqaret kështu qe ata duhet t’i bëjnë sytë katër. Ju qe keni një lidhje do përjetoni momente shume te lumtura, por bëni kujdes me xhelozinë e tepruar dhe dyshimet. Ne fund te muajit mund te ketë disa konflikte te vogla por qe do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Financat tre javët e para mund te shtohen, por kjo nuk do te thotë te mbyllni sytë kur te shpenzoni. Mos i nënvlerësoni as problemet administrative qe do ju bëjnë te humbni shume lek. Për shëndet me te mire flini pak me shume dhe çlodhuni sa here te mundeni. Shqetësime te edha për fat te mire nuk priten. Ne pune e me zor do i bëni gjerat. Nuk keni qejf te vazhdoni ato qe keni nisur, por nëse jeni te detyruar te shkoni ne pune, mundohuni te punoni ne ekip. Komunikoni sa me shume me koleget dhe veproni pasi t’i mendoni me kujdes gjerat. Pranoni edhe ndihmën e miqve.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë muaj keni shume ide dhe projekte ne mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes para se t’i vini ne veprim. Ju te dashuruarit do prisni shume nga personi qe doni, por nuk do merrni mjaftueshëm. Ai ka te tjera preokupime dhe nuk do rrije shume me ju. Bëhuni me te pavarur. Nëse jeni beqare, do jeni pak te shqetësuar pse nuk keni fat ne dashuri. Mos u stresoni shume çdo gjë do rregullohet. Kujdesuni me shume për shëndetin tuaj sepse virozat e stinës nuk do ju tolerojnë. Për sa ju përket parave, duhet te bëni me shume ekonomi. Nëse do ju kërkohen para borxh mos u tregoni dorëlëshuar pa reflektuar me pare. Ne pune mire është te merrni edhe mendimin e kolegeve, por ne fund vendosni vete. Mos ju besoni shume komplimenteve qe do ju bëjnë sepse nuk do jene shume te sinqerta.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Gjatë këtij muaj, mbështetja e të afërmve do jete e madhe dhe kjo do ju ndihmoje te arrini ate qe doni. Për sa i përket dashurisë, nga fillimi i muajit do ndjeheni pak te vetmuar, por me pas gjerat do rregullohen. Për ju beqaret, ne datën 7 do ndodhe një dashuri me shikim te pare ose një takim i pazakonte te cilin do e shijoni deri ne fund. Ne gjysmën e dyte te muajit do ndjeheni te rrethuar nga dashuria. Edhe miqtë dhe familja do ju gjenden pranë. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Financat do jene me te mira nga sa i prisnit. Mund te përfitoni për te bere edhe me shume shpenzime për shtëpinë. Dy javët e fundit një shume e madhe parash do ju “bjere nga qielli”. Ne pune, java e pare e këtij muaji nuk do jete shume e mire sepse nuk do arrini dot ato qe doni. Javët ne vijim çdo gjë do rregullohet. Rreth datës 25 duhet te veproni me diplomaci. Do ju bëjnë disa propozime, mendojini me kujdes.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Ne përgjithësi ambienti ne jetën tuaj do jete i ngrohte këtë muaj. Edhe problemet e vogla qe mund t’iu dalin do i kaloni pa problem. Për dashurinë do jete një periudhe shume e këndshme. Do ndjeheni shume mire pranë partnerit dhe do jeni shume sensuale. Nëse jeni beqare do ndjeheni mire nen shoqërinë e miqve. Pritet edhe një takim i papritur por nuk do e merrni shume seriozisht. Shëndeti kërkon me shume kujdes nga ju sidomos nëse keni probleme me tretjen e ushqimit dhe stomakun. Financat mund te dobësohen javët e para për shkak te menaxhimit tuaj jo te mire. Fati nuk do jete përherë me ju. Ne pune do jete një muaj i tejmbushur me angazhime. Mundohuni te mos shkoni anashkaloni asgjë sepse me pas do duhet te dyfishon përpjekjet. Nga mesi i muajit mund te mendoni edhe te specializoheni diku.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Ky do jete një muaj dinamik dhe shume kreativ. Ne përgjithësi do keni arritje te vazhdueshme. Duke qene se do jeni shume te shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë. Megjithatë partneri juaj do ju kuptoje dhe do kaloni momente te lumtura. Një ish-i juaj mund te kthehet nga fundi i muajit dhe do t’ju turbulloje pak. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do jeni pak te stresuar dhe te lodhur kështu që bëni pak pushim dhe merruni me ndonjë sport. Për sa ju përket parave, keni parasysh qe tre javët e para do jene plot me fat. Gjendja financiare do përmirësohet dhe ju mund te shpenzoni me shume. Ne pune do keni shume fat këtë muaj. Pas datës 10 mund te ndërmerrni projekte dhe mund te keni edhe ngritje ne detyre. Edhe nëse mund te jeni te pasigurt qe do ja dilni mbanë, pranoni.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Nëse nuk doni të përballeni me probleme gjatë këtij muaji tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kujdes nga intrigat. Jo te gjithë do mendojnë atë qe do ju shprehin ne sy. Ne dashuri gjerat do shkojnë mire tre javët e para, por nga data 24 do lindin disa probleme te vogla. Përqendrohuni tek do qe t’i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ese jeni beqare do ju buzëqeshë fati këtë muaj. Për sa i përket shëndetit do keni rënie ne peshe. Do ndiheni pak si me pa fuqi fillimisht, por me pas çdo gjë do normalizohet. Financat nuk do jene te mira deri ne datën 19 dhe ju nuk do bëni gjithçka doni. Pas kësaj date çdo gjë do rregullohet dhe dëshirat tuaja do bëhen realitet. Ne pune keni për te pasur shume sukses. Do jene diplomate dhe do arrini çdo objektiv qe i keni vene vetes. Data 19 do jete dite e shënuar për karrierën tuaj. Edhe nëse keni për te firmosur një kontrate zgjidhni ketë date sepse do ju sjelle shume fat.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Fillimi i muajit do jete goxha pozitiv kështu qe përfitoni për te ndrequr disa gabime te bëra. Ju të dashuruarve partneri do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju beje te ndiheni mjaft mire. Ai do jete shume i duruar, megjithëse ju jeni te padurueshme dhe agresive. Ese jeni beqare, këtë muaj do te keni takime te veçanta me dike qe do ju beje te ndjeheni mire. Me vone do e kuptoni qe ky person nuk është i “lire”. Shëndeti nuk ka për te qene ne periudhën me te mire. Do jeni pak te stresuar dhe te lodhur. Financat do jene here te mira e here delikate. Deri ne datën 17 nuk duhet te bëni shume shpenzime. Beni gjithmonë kujdes sepse do ngeleni me xhepat bosh. Puna qe bëni nuk ju kënaq mjaftueshëm kështu qe duhet te kërkoni diçka tjetër. Ju jeni vërtet të zotët kështu që mos u dorëzoni para sfidave.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Morali juaj që ishte plotësisht i rënë muajin e kaluar, këtë muaj do ringrihet. Do jeni me optimiste për çdo gjë dhe nuk do dorëzoheni lehtësisht. Ne jetën ne çift do keni disa probleme te vogla. Partneri do ju kërkojë llogari, por ju nuk do keni dëshirë t’i përgjigjeni. Me mire flisni me te hapur dhe mos e mbani kokën mënjanë pa dhënë shpjegime. Nëse jeni beqare, do keni shume takime, por ka pak mundësi te gjeni atë qe kërkoni. Gjendja shëndetësore here pas here do jete delikate. Kujdesuni pak me shume për dhembet dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjerat do jene normale. Do paguani faturat e muajit dhe përsëri do ju ngelen para. në pune, gjysma e pare e muajit do jete shume e lodhshme. Do keni tej mase angazhime. Nëse koleget iu kritikojnë mos e vrisni shume mendjen. Pjesa e dyte e muajit do jete me e qete pasi ju do jeni me diplomate dhe do bëni qe te tjerët t’ju dëgjojnë.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate këtij muaji dhe nuk do jeni te lehte për t’u kuptuar. Ndonjëherë mund te fiksoheni edhe pas disa gjerave te vogla pa asnjë vlere dhe do i doni me patjetër. Ne dashuri partneri nuk do e ketë te lehte t’iu duroje. Do jeni shume kërkues dhe kritike. Fatmirësisht ai nuk do fiksohet pas çdo veprimi tuaj dhe do toleroje me tepër. Nëse jeni beqare, mund te nisni një histori dashurie ne fillim te muajit. Personi qe do afroni pas vetes do ketë shume cilësi qe do i kuptoni pak nga pak. Shëndeti do jete i mire dhe shumicën e kohës do jeni plot energji dhe optimizëm. Këtë muaj nuk duhet te luani shume me buxhetin sepse përndryshe do mbeteni me gisht ne goje. Me jetën profesionale nuk do jeni shume te kënaqur. Ose do jeni te papune dhe doni te punoni ose do jeni ne pune, por lodheni shume dhe do mërziteni.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Komunikimi i mire do ju ndihmojë te kaloni edhe sfidat me te vështira gjate këtij muaji. Te gjithë do ju dëgjojnë me kujdes dhe do marrin shembull prej jush. Dashuria do shkëlqejë edhe këtë muaj. Nëse jeni ne çift, do te gjeni mënyrat për te dale nga rutina dhe do te jetoni një muaj mjalti te dyte. Jeni shume sensuale. Nëse jeni beqare do te mundoheni shume për te krijuar një lidhje dhe do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme serioze, megjithatë here pas here do ndiheni nervoze dhe pa fuqi. Paratë nuk duket se do jene një problem për ju. Do dilni shume dhe do shpenzoni pa iu ardhur keq. Qe nga data 25 do ju lindin ide te reja për te fituar edhe me shume lek. Për jetën profesionale yjet premtojnë shume. Do jeni me te organizuar dhe te gjithë do e kenë te lehte te komunikojnë me ju. Do vlerësoheni mjaft nga koleget dhe shefat. Përfitoni nga kjo për te kërkuar rritje rroge apo përgjegjësi me te edha.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Ky muaj do jete shume aktiv për ju. Edhe pse mund te merrni kritika dhe mund te kaloni pengesa, asgjë dhe askush nuk do ju ndale te bëni atë qe dëshironi. Familjen do e keni mbështetje dhe frymëzim. Nëse jeni ne çift do mendoni për një fëmijë. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene përherë e ngrohte. Nëse jeni beqare do tërhiqeni nga moshat shume me te mëdha se ju. Nëse është kjo ajo qe doni, pse te mos vazhdoni. Shëndeti do jete edhe me i mire se një muaj me pare. Do keni shume energji dhe nuk do ndeheni fare te lodhur. Për sa i përket buxhetit, do e menaxhoni shume mire dhe nuk do shpenzoni shume. Nëse doni te merrni një kredi, me mire mos e bëni këtë muaj. Nëse jeni ne pune shikojini gjithmonë gjërat me optimizëm. Organizohuni mire ne mënyrë qe ta keni me te thjeshte punën e ditës. Ne fund te muajit do jeni pak me te lire.