Kompania e njohur kineze Huawei ka prezantuar pajisjen e re Honor Band A2, e cila përmban sensorin për rrahjen e zemrës. Pajisja ka ekran 0.96 inç prej nga mund të përcillet edhe numri i hapave gjatë ecjes, koha e kaluar në gjumë, ushtrime ose në pozitën e uljes, duke i përkujtuar përdoruesit se kur duhet çuar në këmbë. Sensori për rrahjen e zemrës është i vendosur në anën e epërme. Honor Band A2 ka certifikatë IP67 dhe pa problem do të bartë pluhurin dhe ujin. Pajisja mbështet teknologjinë Bluetooth 4.2 dhe platformën Android (4.4+) ose iOS (8.0+). Sipas pohimeve të prodhuesit, bateria ka kapacitet prej 95 mAh, e mjaftueshme kjo për përdorim deri në nëntë ditë, përkatësisht deri 18 ditë në gjendje gatishmërie. Huawei Honor Band A2 në treg do të vijë në fillim të qershorit, së pari në Kinë me çmim prej rreth 30 dollarë amerikanë.