Prodhuesi japonez i automjeteve, Honda ka deklaruar se ka tërhequr nga tregu 172.874 automjete për shkak të problemeve në Airbag-ët. Sipas një lajmi të gazetës “Jakarta Globe”, thuhet se arsyeja e tërheqjes së automjeteve nga tregu është një problem në jastëkët e ajrit. Kjo gazetë ka vënë në dukje se ky është një operacion i nisur në të gjithë botën. Ndërsa procedurat e tërheqjes së automjeteve të serive Accord, City, Civic, CR-V, Jazz, Freed ve Odyssey, pritet që të nisë më 10 prill. Zyrtarët e kësaj kompanie në Indonezi, kanë theksuar se Honda do të ndryshojë pjesët e dëmtuara me të reja pa ndonjë pagesë.