Honda projekton makinën e rekordeve (FOTO)

Filiali anglez i Hondës ka habitur publikun duke prezantuar një makinë të jashtëzakonshme, që ka për qëllim thyerjen e rekordit në pistën gjermane të Nurburgringut.


Honda Project P ka një pamje ekstravagante dhe është shumë e shpejtë.


Mendohet se kjo makinë do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 5,7 sekonda dhe do të ketë një shpejtësi maksimale prej 272 km/h.


Menaxheri i Hondës në Britani, Phil Ëebb është shprehur: “Ky model tregon pasionin dhe përkushtimin e skuadrës sonë që ka punuar për orë të tëra për të arritur objektivin”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com