Honda është e njohur për përsosmërinë inxhinierike, por që edhe është e gatshme që të shpenzojë shumë kohë për t’i bërë gjërat mirë. Për shembull Honda ka shpenzuar një dekadë të tërë për të zhvilluar gjeneratën e dytët të super veturës së tyre NSX, të cilën “Business Insider” e ka zgjedhur veturën e vitit 2016. Honda tani ka shpenzuar 30 vjet që të lansojë aeroplanin e saj të parë privat. Në vitin 1986 ekipi i aviacionit të Hondas ka filluar punën për të hyrë në industrinë e aviacionit. Në vitin 2006, u krijua korporata e aviacionit të Hondas, me Fujino si shef i saj, për të zhvilluar dhe shitur avionin privat 4 milionë eurosh, HondaJet. HondaJet është 13 metra i gjatë 5 metra i gjerë e 12 metra i gjerë me krahë. HondaJet mund të mbajë 4 pasagjerë në mënyrë komode, por ky numër mund të rritet deri në 6.